Të gjithë pensionistët, veteranët dhe përfituesit e tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit është shtyrë afati i lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri në fund të marsit. “Andaj, ju lutem që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë. Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dalura nga lufta”, thuhet në njoftimin e ministrit Skender Reçica.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …