Njoftohen studentët e komunës së Skënderajt, të cilët aplikojnë për bursa komunale se, afati për aplikim për bursë do të shtyhet për kohë të pacaktuar.
Kjo bëhet për arsye se, administratat e fakulteteve janë në grevë dhe studentët nuk mund t`i kompletojnë dokumentet që kërkohen. Për datën e mbylljes së konkursit për bursa komunale, do të njoftoheni prapë. përmes faqes zyrtare të Komunës së Skënderajt.