leoni

Shtyhet deri më 20 janar afati i raportimit të aktiviteteve të projekteve për subvencione

Pas kërkesës së shumë OJQ-ve dhe Komisionit për pranimin e raporteve nga OJQ-të se ka pasur probleme teknike tek zyra e protokollit dhe duke e pasur parasysh numrin e madh te festave zyrtare në fillimvit, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë ka vendosur për shtyrjen e afatit të raportimit deri më datë 20 janar 2025 duke i dhënë mundësi secilës OJQ ta dorëzoj raportin narrativ dhe financiar.

Raportet narrative dhe financiare të protokuluara duhet të dorëzohen tek Kryetari i Komisionit për monitorimin e subvencioneve të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Ismet Sejdiu. Të gjitha Organizatat Jo Qeveritare që nuk i dorëzojnë raportet brenda periudhës së paraparë kohore do të penalizohen sipas rregullores së ndarjes së subvencioneve të Ministrisë së Financave 04/2017.

Drejtori i DKRS-së në Viti

Valmir Sahiti

Kontrolloni gjithashtu

Fadil Nura

Kryetari Nura, ka folur për kontratat njëburimore, korrupsionin, aferat si dështimet kryesore të Qeverisë Kurti

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se pas gati …