Sot në Kuvendin e Kosovës, është shtyrë për orët e pas ditës Interpelanca kundër ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi për shkak të mungesës së tij në Kuvend. Deputetët janë njoftuar se Thaçi aktualisht është duke u kthyer nga udhëtimi zyrtarë në Bruksel. Interpelanca ka të bëjë me mijëra hektarë tokë të Kosovës, për të cilat Mali i Zi pretendon se takojnë Podgoricës. Ndërkohë është bërë e ditur se banorët shqiptarë të fshatrave kufitare me këtë shtet sllav, i cili mbanë nën pushtim shumë treva shqiptare, kanë paralajmëruar edhe mundësinë e rrëmbimit të armëve për të mbrojtur pronat e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …