Shtyhet Panairi i prodhimeve vendore për afat të pacaktuar, shkaku i pandemisë

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Vitisë njofton se Panairi i prodhimeve vendore “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale” është shtyrë në afat të pacaktuar, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia me Covid-19.

Në njoftim thuhet se drejtoria pas konsultimeve me kryetarin Sokol Haliti,

duke pasur parasysh masat mbrojtëse si dhe rekomandimet e institucioneve të vendit për mbrojtjen e shëndetit publik, ka vendosur që kjo ngjarje tradicionale të organizohet në kohë më të përshtatshme.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …