Gjykata Themelore në Prishtinë, në mungesë të pjesëmarrjes në gjykim së policëve dëshmitarë, ka shtyrë për datën 15 mars gjykimin kundër 9 aktivistëve të Vetëvendoses dhe një gazetari të Radios Kosova e Lirë. Në fjalën e tij para gjyqtarit, ka folur shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Ai ka thënë: Mendoj se rasti që po gjykohemi ka prapavijë të qartë politike dhe si rrjedhim nuk ka fare të bëjë me drejtësi. Së pari, po nisem prej kohës dhe momentit kur jemi arrestuar. Pa kurrfarë paralajmërimi jemi marrë nëpër shtëpi tonat, dikush herët në mëngjes e dikush natën vonë dhe jemi sjell direkt në burg pikërisht një ditë para protestës së opozitës së bashkuar e paralajmëruar shumë më herët. Prandaj nuk kam kurrfarë dileme që qëllimi kryesor i arrestimit dhe paraburgimit mendoj që është drejtpërdrejt i lidhur me qëllimin për të na izoluar dhe jo për të bërë drejtësi. Ju e bëni betimin në Kushtetutë prandaj ajo është shefi juaj e jo Qeveria e Kosovës por ajo çka po përjetojmë ,ne është e kundërta, pra në praktikë shefi juaj është ekzekutivi pra Qeveria. Sa i përket EULEX-it në mendojmë që është mision i dështuar sepse ka ardhur për të luftuar krimin e korrupsionit. Në vend që këtu të jetë Francesco Florit gjyqtar i EULEX-it i korruptuar, jemi ne që e kemi kundërshtuar atë. Ne jemi këtu sepse jemi kundërshtarë të Zajednicës dhe A.Vuçiqit në Kosovë. Për këto arsye mendoj që duhet të hedhet poshtë menjëherë kjo aktakuzë e padrejtë”, ka thënë Konjufca. Pas kësaj, gjyqtari, Vesel Ismajli ka thënë me cinizëm se ndihet i irrituar që arrestimet janë kryer me 16, ndërsa ai ka lëshuar urdhër-arrestin më 9 shkurt.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …