leoni

Shtyhet për javën e ardhshme prezantimi dhe shqyrtimi i raportit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen në shërbimin civil

Shtyhet për javën e ardhshme prezantimi dhe shqyrtimi i raportit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen në shërbimin civil

Prezantimi dhe shqyrtimi i raportit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen në shërbimin civil i paraparë të diskutohet në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, është shtyrë për javën e ardhshme, me qëllim që të ftohet edhe një përfaqësues së Administratës Publike për të dhënë llogari rreth të gjeturave të raportit. Ky vendim u mor në pajtim të të gjithë anëtarëve të Komisionit. Shqipe Pantina nga VV-ja, tha se si përgjegjëse për raportin, duhet të jetë dikush nga MAP. Edhe Zafir Berisha i Nismës për Kosovën, pati mendim të njëjtë me Pantinën. Kurse Pal Lekaj nga AAK-ja u shpreh se diskutimi në mes anëtarëve të Komisionit për raportin pa prezencën e anëtarëve të qeverisë, do të ishte monolog. Pantina sqaroi se ka dy çështje për diskutim: shqyrtimin e raportit pas monitorimit të ligjit për komunitete i cili sipas saj ka filluar kohë më parë, si dhe që të ftohet ministri i Pushtetit Lokal në një mbledhje të radhës për të diskutuar rreth formimit të një grupi punues për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, në mënyrë që të raportohet edhe për këtë çështje.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …