leoni

Dogana e Kosovës inkason 819 milionë euro ose mbi 30 përqind më shumë se në vitin 2020

Shtyhet përseri përzgjedhja e drejtorit të ri të Doganës së Kosovës, mbetet në diskrecionin e Qeverisë së re

Shtyhet sërish përzgjedhja e drejtorit të ri të Doganës së Kosovës, dhe kështu ky institucion i rëndësishëm për mbushjen e arkës së shtetit, vazhdon të udhëhiqet tash e një vit me ushtrues detyre, fillimisht nga Ibrahim Xhaka dhe aktualisht nga Bajram Rexha. Emërimi i drejtorit të ri të Doganës ka mbetur në diskrecionin e Qeverisë së re, përkatësisht të ministrit të ri të Financave. Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi thekson  se me rekomandim të kompanisë britanike zgjedhja e drejtorit të ri të Doganës nuk do të bëhet nga Qeveria në detyrë. Ndryshe Dogana e Kosovës, për më shumë se një vit ka mbetur pa drejtor, dhe vazhdon të menaxhohet me ushtrues detyre që prej shkarkimit të drejtorit Bahri Berisha nga Qeveria Kurti 1 më 12 shkurt 2020. Ai ishte emëruar drejtor nga Qeveria Haradinaj në bazë të një konkursi që ishte zhvilluar me asistencën e BDO-së, kompanisë së angazhuar nga Ambasada Britanike për t’i ofruar asistencë institucioneve të Kosovës në rekrutimin e pozitave të larta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …