Shtyhet seanca gjyqësore kundër 4 zyrtarëve të Vetëvendosjes për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, më 21 mars 2018

Është shtyrë sërish seanca e shqyrtimit fillestar në rastin penal kundër  katër zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 21 mars 2018. Xhelal Sveçla, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, gjatë periudhës si deputetë të opozitës,  akuzohen se me hedhjen e gazit lotsjellës kanë kryer veprën penale të “përdorimit të armës ose mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”. Aktakuza ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 korrik 2019. Në arsyetimin e shtyrjes, gjyqtari Sabit Sadikaj ka thënë se po pret përgjigje nga Drita Millaku për shkak të gjendjes shëndetësore të saj. Nëse nuk përmirësohet, gjykata pritet ta veçojë procedurën ndaj saj dhe të tjerëve. Sveçla, Zyba dhe Pacolli para gjykatës kanë thënë se nuk konsiderojnë se kanë nevojë për avokatë. Gjyqtari   ka njoftuar se mbrojtja është e obligueshme dhe se do të caktojë avokatë sipas detyrës zyrtare për ta. Deputetët e Vetëvendosjes nëpërmjet gazit lotsjellës protestonin në Kuvend në përpjekje për të ndaluar votimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Tani që janë qeveritarë, ministra e deputetë nuk e kanë përmendure as edhe një herë të vetme demarkacionin, pasi realisht ajo ishte vetëm një kauzë për fushatë zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …