Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot ka dështuar seanca, në të cilën ishte paraparë gjykimi i rastit të kacafytjes së deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vitin 2012. Në këtë përleshje, sipas aktakuzës, kishin marrë pjesë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, deputeti, Rexhep Selimi si dhe ish-deputeti, Florin Krasniqi që sulmuan deputetin nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu. Ndonëse ftesës së gjykatës iu përgjigjen Haxhiu dhe Selimi, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri nuk u paraqit në seancë. Kjo bëri që gjyqtari, Vesel Ismajli të anulojë seancën, duke thënë se Visar Ymeri nuk ka njoftuar me shkrim për mungesën e tij. Me këtë rast, seanca është shtyrë për muajin prill, kur Visar Ymeri mund të sillet me detyrim në Gjykatë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …