Seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën Supreme të Shkupit për rastin e luftimeve të Kumanovës, është shtyrë sërish. Në seancë nuk u lejuan të hyjnë avokatët dhe të dyshuarit e këtij rasti. Siç bëjnë me dije mediet nga Shkupi, në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm prokurorët. Gjykimi është shtyrë për datën 6 qershor. Përndryshe, sot Shkupi është zgjuar në një gjendje të nderë si pasojë e mobilizimit të njësive speciale të Policisë së Maqedonisë. Të paraburgosurit shqiptarë nga burgjet e Prilepit dhe Manastirit janë sjellë nën masa të rrepta të sigurisë, madje të shoqëruar edhe helikopterë. 29 të dyshuarve i janë shtuar edhe 8 persona të tjerë nga rrethina e Kumanovës, të cilët akuzohen se kanë dhënë mbështetje logjistike për grupin e Kumanovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …