Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka shtyrë shitjen e NSH Zadruga Shtërpce – Toka Bujqësore në Biti të Epërme 6. Ky aset ishte tenderuar për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 52. Njësia nr. 122 , që do të mbahet me datë 25 Nëntor 2019, ndërsa tërheqja nga tenderi është bërë në bazë të aktvendimit të pranuar për masën e përkohshme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, me çka AKP-së i ndalohet ndërmarrja e çfarëdo veprimi juridik derisa Dhoma e Posaçme të marrë vendimin përfundimtar për këtë lëndë. Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 25 nëntor 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30. Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. (SHAL) 52 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …