Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka shtyrë shitjen e Njësia nr. 105: NSH NBI Rahoveci – Prona në Xërxë 7. Ky aset ishte tenderuar për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 52. Njësia nr. 105 , që do të mbahet me datë 25 Nëntor 2019, ndërsa tërheqja e përkoheshme është bërë me kërkesë të Drejtorisë së Kadastrit të Komunës së Rahovecit për sqarime kadastrale. Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 25 nëntor 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30. Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. (SHAL) 52 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …