Shtyhet zbatimi i sistemit të hyrje-daljeve të Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian ka njoftuar se zbatimi i sistemit të ri të hyrje-daljeve, i planifikuar për t’u futur në fuqi më 10 nëntor të këtij viti, është shtyrë për një kohë të papërcaktuar. Kjo vendim është marrë për shkak se disa vende anëtare ende nuk janë të gatshme për ta implementuar këtë sistem.  Ky sistem do të kërkojë nga të gjithë udhëtarët nga vendet joanëtare që të regjistrojnë hyrjet dhe daljet e tyre në një platformë digjitale. Gjithashtu, në kalimet kufitare, ata do të duhet të ofrojnë të dhëna personale, duke përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe informacion të tjera biometrike. EES është konsideruar një masë kyçe për rritjen e sigurisë në BE, duke lejuar një kontroll më të mirë mbi ata që hyjnë në territorin e saj dhe për të luftuar keqpërdorimet nga ata që mund të hyjnë pa viza dhe nuk respektojnë rregullat.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …