Në Gjykatën Speciale, në Hagë, për të dytën ditë me radhë po vazhdon dëshminë, ish- komandanti, Shukri Buja

Shukri Buja: Ashtu si çdo ushtri gjatë luftimeve, edhe ne kemi pasur nevojë, andaj kemi bërë edhe propagandë

Dëshmitari Shukri Buja, në procesin e gjykimit të krerëve të UÇK-së, në Hagë,  ka thënë se në çdo vend ku zhvillohen luftime, ushtritë nuk pranojnë se kanë humbje, ndërsa  i ekzagjerojnë fitoret e veta. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është  munduar të na  japë një zë më shumë, sesa që kemi pasur forcë në ushtri për shkak se kishte nevojë për propagandë më të fuqishme. Por keni parasysh se këto deklarime kanë mundur të jenë deklarata për të bërë një propagandë më të fuqishme, për t u fituar bindja  se jemi më të organizuar, jemi të fuqishëm, etj. Në çdo luftë, ushtritë nuk pranojnë se kanë shumë humbje. Edhe ne  kemi pasur  nevojë për propagandë më të fuqishme, ka thënë  Shukri Buja.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …