Shukri Buja është rikthyer përsëri në Partinë Demokratike të Kosovës. Ai dikur ishte kryetar i degës së PDK-së në Lipjan. Pas disa vitesh mungesë, Buja tashmë po e ndihmon PDK-në për zgjedhjet e 6 tetorit. Ai pas largimit nga PDK-ja, ishte antarësuar në Nismën e Fatmir Limajt. Por siç ka deklaruar Buja, tërheqja nga Nisma është bërë për arsye se vëllai i tij Ramë Buja, tashmë edhe ai është rikthyer në PDK. Ai ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e listave për deputet për arsye se ende mbi të qëndron një aktakuzë, dhe sipas tij, deri në pafajësi ai vetëm do të jetë një anëtar i thjeshtë i PDK-së por shumë aktiv. Buja ka marrë pjesë sot në një tubim që është mbajtur pikërisht në vendlindjen e tij, fshatin Bujan të Lipjanit. Shukri Buja në të kaluarën kishte udhëhequr me komunën e Lipjanit për dy mandate.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …