Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Shukri Buja ka deklaruar se nuk kishte njohuri për ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mars të vitit 1998. Ai tha se për këtë kohë i kujtohej më shumë përmendja e Shtabit Qendror përmes komunikatave publike. Buja u pyet për deklaratat e tij të mëparshme ku kishte përmendur njohuri për Shtabin e Përgjithshëm, por ai sqaroi se nuk e mbante mend terminologjinë e përdorur atë kohë. Në dëshminë e tij, ai përshkroi udhëtimin nga Zvicra në Shqipëri dhe më pas hyrjen në Kosovë me një grup bashkëluftëtarësh, përfshirë Adem Jasharin dhe figura të tjera të rëndësishme të UÇK-së. I pyetur për rolin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në atë periudhë, Shukri Buja tha se nuk kishte pasur dijeni për pozitat e tyre, në Shtabin Qendror. Ai përfundoi duke theksuar se organizimi për rekrutimin e ushtarëve në vitin 1998 ishte bërë në mënyrë vullnetare, pa ndonjë urdhër të drejtpërdrejtë.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …