leoni

Shukri Buja: Qeveria duhet të shkojë në shtëpi, e Isa në pension

Shukri Buja: Qeveria duhet të shkojë në shtëpi, e Isa në pension

Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, njëherësh dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Shukri Buja, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se do ta përkrahë mocionin e iniciuar nga opozita për rrëzimin e Qeverisë. “E përkrah mocionin për rrëzimin e Qeverisë, sepse kam qenë bukur gjatë kohë me vërejtje me kritika për këtë Qeveri e cila nuk po funksionin si duhet. Unë jam për rrëzimin e Qeverisë, për shkak të lëshimeve të mëdha që ka bërë kjo Qeveri. I pari lëshim i z. Mustafa ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes për Asociacionin, që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë vërejtje në 12 çështje, të cilat janë në këtë nënshkrim që janë antikushtetuese. Pastaj është çështja e Demarkacionit,  e cila po stërzgjatet dhe po dëmtohen qytetarët e Kosovës me liberalizim të vizave. Është çështja e zhvillimit ekonomik, i cili po kamuflohet se ka zhvillim ekonomik, ka zbutje të papunësisë, e që në fakt të gjithë qytetarët e Kosovës e shohin, e ndjejnë përditë varfërimin e qytetarëve. E ndjenjë përditë se si po rrjedh zhvillimi ekonomik dhe a ka zhvillim ekonomik. A ka punësim apo largim nga Kosova të të rinjve të Kosovës. Ky kamuflim po ndodh sidomos me hyrjen borxh të Kosovës, ose rritjen e borxhit publik që e ka kaluar miliardëshin dhe kjo është me rreziqe shumë të mëdha për gjeneratat e ardhshme. Kjo Qeveri do të duhej të shkojë në shtëpi. Isa Mustafa e ka mbush moshën e pensionit dhe të shkojë në pension”, ka thënë Buja.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …