Shukri Buja

Shukri Buja rrëfen sesi iu ka shmangur shokëve të luftës, me frikë nga akuzat për ndikim te dëshmitarët

Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, gjatë luftës, Shukri Buja, ka bërë të ditur  se gjatë periudhës para dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, ka shmangur takimet me ish-shokët e luftës dhe ato publike për të mos rrezikuar akuza për ndikim te dëshmitarët. Buja theksoi se që nga momenti kur mori ftesën për dëshmi, në tetor të vitit 2023, ishte i kujdesshëm që të mos krijonte përshtypjen e ndonjë ndërhyrjeje në procesin e drejtësisë. Për një vit, shokët e mi të luftës janë ruajtur nga identifikimi në kamera gjatë bisedave me mua. Në momentin kur identifikohet se kemi diskutuar për luftë, mund të interpretohet si ndikim te dëshmitarët,” deklaroi ai. Në raste të tilla ka një ndjeshmëri të madhe dhe akuza të shumta për ndikim ndaj dëshmitarëve, gjë që e ka shtyrë të jetë veçanërisht i kujdesshëm, ka nënvizuar Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, gjatë luftës, Shukri Buja.

Kontrolloni gjithashtu

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Në …