Sot, me dhimbje të thellë, mora lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit Ahmet Qeriqit, një figure të shquar të çështjes kombëtare shqiptare.
Kjo ndarje ndodhi pikërisht në Ditën e Mësuesit, një ditë e shenjtë për dijen dhe atdhedashurinë, vlera për të cilat ai jetoi dhe luftoi me përkushtim.
Angazhimet në veprimtari kombëtare i filloi shumë herët, ku nuk iu shpëtoi as arrestimeve e dënimeve nëpër burgjet jugosllave.
Përpos angazhimeve politike e edukative nuk i mungoi edhe kontributi i madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Radio Kosova e lirë pati fatin që të drejtohej nga ky burrë, duke u shndërrua jo vetëm në medium informativ, por edhe kushtrim lufte dhe zë i lirisë!
Pas luftës vazhdoi të përcjell, informoj dhe lartësoj sakrificën popullore për çlirim, duke mos i harruar asnjëherë figurat dhe veprat e të gjithë martirëve e dëshmorëve.
Sot, kur fjala e tij hesht, kujtimi dhe vepra e tij mbeten të gjalla përjetësisht.
I përjetshëm kujtimi për bacën Ahmet.
