Buja: Deklarata e Mustafës e pamatur por e kuptueshme për gjendjen e tij frustuese

Shukri Buja do të jetë deputeti i Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së Azem Sylës

Shukri Buja do të jetë deputeti i Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së Azem Sylës nga mandati i tij si deputet. Sipas rezultateve zyrtare në KQZ, mandati i deputeti duhet të kalojë te Shukri Buja, i cili ka garuar me numrin 80 dhe ka marrë 8,224 vota. Azem Syla, në anën tjetër, ka dhënë dorëheqje pasi po hetohet si udhëheqës i një grupi të krimit të organizuar në lidhje me shpronësimin e disa pronave. Buja ka qenë komandant i Zonës Operative të Nerodimës gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pas luftës ai ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së. Në vitin 2007 ai ka garuar për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, duke fituar dhe duke e mbajtur këtë mandate deri në vitin 2013, kur pas zgjedhjeve lokale e ka humbur garën përball Imri Ahmetit të LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …