Sot veç dhembjes asgjë s mund të fali shpirti im, Agim Ramadani, më fal që jam ligështuar e malli marrë m’ ka për magjinë e buzëqeshjes sate. Kërkove e fortë të bëhesha e në krah lirie të fluturoja qiejve të ëndërruar, ti gëzohesha buzëqeshjes së foshnjave të palindura e dashurisë së fėmijëve tanë, duarve që thurin veshje për gjeneratat e lirisë e djersës që bulon nga balli i puntorit që ndërton të ardhmen e vendit! Por sytë më janë mjegullue nga dhembja e angushtia që ma rêndon frymëmarrjen në kërkim tė diellit tė lirisë! Copėzat e poezive tua mė përzihen me ngjyra punimesh të mbetura nė gjysmë e më kot mundohem ti radhis sirtareve! Kitara jote e nemitur mbeti, e fyellin veq flladi i lirisë e përkëdhelë! Ëndërrat po zhdaraviten mjegullnajave që nga Karpatet frymën po na e zëjnë e krenaria më lëndohet kur para shtatores tënde shoh lypėsin Migjenian të shtrirë si në legjenda! Dua ta gjej diellin e premtuar e t’ ia ngrohë duart e ngrira me ofshamat e krejt vashave duarthata në pritje t’përqafimeve të trimave që përqafuan lirinë! Loti më tradhëton e nga shpirti më vie të bërtas sa ti tundi malet, pse liria kaq dhembje paska!
114 shkallëve të lotit u ngjita pėr rininë tuaj të këputur nga dashuria, qava e qesha me ju deri në muzgun e ngrirë të atdheut.
114 herė lulet mu venitën në dorë e buzët plagë mu bënë nga puthja e gurit që flet ma shum se i gjalli që se njohu rininë tuaj.
114 dhimbje më therën shpirtin nga dashuritë e palindura të vashave shterpë në pritjen tuaj, shtojzvalle që brigjeve të atdheut në kërkimin tuaj mbetën.
114 herë u verbova nga shkëlqimi i syve tuaj yje lirie që në buzëqeshje foshnjash përtrirë jeni!
114 herë lotin e fshiva me dorën tuaj e e amanet ju lash lulet të mi ruani për nuset në pritje!
114 herë ju luta ofshamat mos t’u rëndojnë e harresa mos t’u lendojë se ju roje lirie mbeteni e neve të gjallëve falnani që nuk e dijmë ç’bëjmë me ëndërrat tuaja të nxjerruna tregjeve të pista të botës!