Shuma e borxhit total që shteti i Serbisë ka ndaj pensionistëve kontribut dhënës të Kosovës arrin shifrën prej 2 miliardë e 800 mijë euro. Serbia po ashtu nuk është duke respektuar marrëveshjet e arritura gjatë dialogut në Bruksel, gjë e cila gjithashtu po i shkakton humbje Kosovës. Kështu u tha sot në prezantimin e studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë -Serbi nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, e cila me këtë rast ka dalë edhe me rekomandime për çështjen e kthimit të fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidore nga ana e shtetit serb. Mrika Kotorri nga Ridea tha se shuma e borxhit që Serbia ka ndaj pensionistëve kontribut-dhënës të Kosovës nuk përfshinë interesin statusor, borxhin për periudhën 2017-2018, borxhin ndaj pensionistëve kontribut-dhënës që kanë jetuar në zonat e luftës gjatë vitit 1998 dhe borxhin ndaj atyre që kanë paguar kontribute të detyrueshme për 15 vjet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …