Shuma e buxhetit për blerjen e teksteve e mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 2022-2023, ishte mbi 11 milionë euro. Kështu u tha në komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor, ku deputetët thanë se ka ende familjarë që ka marrë pagesat, derisa ministrja e Arsimit nuk kishte informata. Nagavci ka thënë se për ciklin e klasave 1-5, familjet blerja e teksteve shkollore ishte 5 milionë euro, ku përfitues janë mbi 115 mijë prindër pagesa të realizuara. Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka pyetur ministren se a është bërë kompletimi i furnizimit me datë të saktë i shkollave dhe nxënësve me tekste shkollore. Dreshaj ka ankesa se në komunën e Gjakovës disa qytetarë ende nuk i kanë marrë subvencionet për tekste.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …