Me shumë aktivitete filloi Festa e rinisë dhe qytetarëve “Festari 2016”në Suharekë

Festa tradicionale e rinisë dhe qytetarëve të komunës së Suharekës “Festari 2016”, e cila tash e pesëmbëdhjetë vite organizohet çdo herë në fund të shtatorit, ka filluar të hënën me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive. Hapjen solemne të kësaj feste në emër të kryetarit të Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj nën patronatin e të cilit po mbahet kjo festë e rinisë, e bëri drejtori i Kulturës, rinisë, sportit dhe mërgatës z. Nuhi Llugaxhiu, ku së bashku me urimet më të sinqerta dhe me fjalët për mirëseardhje për të gjithë të ftuarit në këtë festë të madhe, ka fol edhe për ecurinë e Festarit deri tash. Gjatë ditës janë organizuar edhe aktivitete tjera si: ka filluar punën kolonia e artistëve të ardhur nga vende të ndryshme të cilët do të punojnë gjatë tërë javës sa do të zgjasë festari, pastaj nga ora 10 ka filluar edhe festari humanitar – dhurimi i veshmbathjeve dhe gjërave ushqimore në Qendrën rinore “Shtëpia e Felbachut”. Kurse në orët e mbrëmjes u mbajt Koncert për të rinj në Sheshin “Fadil Vata”, si dhe në ora 19 u bë hapja e Ekspozitës personale e skulptorit nga Shqipëria, z. Besmir Gjoka.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …