Kosovapress bën të ditur se gjatë ditëve në vijim, pritet që Policia e Kosovës të zbatojë edhe vendime të tjera të Gjykatave, për t’ i larguar banuesit shqiptarë nga banesat, të cilat janë ndërtuar gjatë viteve të nëntëdhjeta. Ato ishin dedikuar për refugjatët serbë të Bosnjës dhe Kroacisë, të cilët regjimi i Milosheviqit i kishte vendosur në Prishtinë dhe në qendra të tjera të Kosovës. Në kryeqytet janë edhe disa ndërtesa tjera që janë dedikuar për kolonët serbë por që nga përfundimi i luftës në Kosovë janë mbushur me qytetarë të komunave të ndryshme, të cilëve u janë djegur shtëpitë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …