Shumë dikaster të rëndësishëm, në kuadër të Qeverisë së Kosovës janë duke funksionuar me ushtrues detyre. Një nga ta është edhe institucioni i Thesarit të Shtetit, që ka qenë me ushtrues detyre. Pasi kjo pozitë kishte mbetur vakante, Ministria e Financave s’ka arritur që të ekzekutojë pagat për mësuesit e shërbyesit civil. Avokati kosovar, Faton Fetahu, i cili ka ndihmuar edhe Partinë Demokratike të Kosovës në disa raste në Gjykatën Kushtetuese ka dhënë një zgjidhje për këtë ngërç institucional. Ai ka thënë se duhet të mbahet një mbledhje urgjente e Qeverisë së Kosovës për të marrë vendim për transferimin e përkohshëm të një zyrtari të nivelit të lartë drejtues në pozitën e Drejtorit të Thesarit. Pas kësaj, Ushtruesi i Detyrës së Thesarit duhet të ushtrojë efektivisht detyrën dhe të sigurojë në afatin sa më të shpejt kohor ekzekutimin e pagave në sektorin publik dhe të gjitha pagesat që dalin nga ushtrimi i veprimtarive publike e shtetërore.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …