Shumë infermierët të cilëve Ministria e Shëndetësisë nuk ua ka vazhduar kontratat e punës kanë protestuar gjatë ditës së sotme

Shumë infermierët të cilëve Ministria e Shëndetësisë nuk ua ka vazhduar kontratat e punës kanë protestuar sot

Para Ministrisë së Shëndetësisë kanë protestuar numër i madh i infermierëve, duke kërkuar vazhdimin e kontratave. Infermierët që ishin punësuar për nevojat e pandemisë kanë vendosur mantelet e punës nëpër objektin e kësaj ministrie. Egzon Seferi tha se po kërkojnë që në lloj mirënjohje tu vazhdohet kontrata, por që u kanë thënë se ka tepricë të infermierëve. Edhe Linda Mustafa tha se do takohen me Valbon Krasniqin, ish drejtor i Klinikës Infektive dhe do të dorëzojnë peticionin që kanë mbledhur bashkë me infermierët. Kurse infermieri Enlirat Duraku, i cili kishte dalë në përkrahje të protestuesve, tha se këta infermierë janë diskriminuar dhe se duhet të jemi përjetësisht mirënjohës për punën që kanë bërë. Ditë më para ata kanë protestuar edhe para Klinikës Infektive të QKUK-së. Përderisa Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate kishte sqaruar se infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …