Shumë mërgimtarë nga shtetet e Evropës, do të protestojnë sot në ditën e fillimit të gjyqit kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë protestë nga Gjermania do të këtë autobus falas që do të dërgojnë pjesëmarrësit në protestën e cila do të mbahet në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, sot kur zyrtarisht fillon gjykimi kundër Hashim, Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë është motoja e thirrjes e protestës. Mërgimtarët tanë kudo në vendet e Evropës e më gjerë po shprehen të pakënaqur me proceset që po zhvillohen në Gjykatën Speciale, në Hagë, pasi ish-krerët e UÇK-së po përballen me një proces politik dhe jo gjyqësor. Ata nuk kundërshtojnë gjykatën, por i bëjnë asaj thirrje për vendosje të drejtësisë ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në këtë gjykatë.
