Ambasadori ukrainas, Volodymyr Shkurov i kërkoi homologut të tij rus, që bashkë me bashkëkombësit e tij ti kërkojnë Vladimir Putin të ndalë luftën. “Dua t’i them popullit rus që ka një person që ka një buton te kuq, neve sot nuk mendojmë vetëm për Ukrainën por edhe për Evropën, sepse duam një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Dua t’i drejtohem popullit rus që t’i thonë liderit të tyre jo luftës dhe duhet të zgjohen ta bëjnë këtë”, thotë ambasadori. Shqipëria i ka ofruar ndihme humanitare popullit ukrainas, në veshje, ushqime dhe medikamente, paralelisht me paketën e sanksionesh kundër Rusisë. Këto janë veprime që më detyrojnë t’u them faleminderit dhe të përkulem para tyre”, tha Shkurov. Protesta kundër pushtimit rus kanë shpërthyer ne te gjithë Europën. Me e fundit ishte ne Gjermani ku një lumë prej 100 mije njerëzish u derdh ne sheshin kryesor te Berlinit.Të veshur me ngjyrat e flamurit te Ukrainës, mijëra qytetare u protestuan edhe ne zemër të Parisit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …