Shumë qytetarë serbë u tubuan sot para një objektit që ishte përdorur nga komuna paralele serbe, në Mitrovicë të Veriut, duke thënë se po përpiqen që të kthehen në punë. Ata punonjës të administratës të komunës paralele serbe në këtë komunë. Tubimi vjen disa ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, përfshirë komunën paralele të Mitrovicës, duke thënë se këto institucione po punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, shkruan “Radio Evropa e Lirë”. Aksioni i 30 gushtit, i kryer nga institucionet e Kosovës u cilësua si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe po ashtu u kundërshtua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve lokalë në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, dhe nga zyrtarët në Serbi. Policia deklaroi për Radion Evropa e Lirë se mbyllën këtë objekt më 30 gusht, pas dyshimeve se në të kishte dokumente false. Serbët thanë se tubimi i sotëm është për t u kthyer në këto objekte ku për vite të tëra kanë ofruar shërbime për qytetarët. Policia sqaroi se serbët nuk do të lejohen të hyjnë brenda objektit derisa autoritetet të kryejnë hetime.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …