Shumë shpejt nis puna për Spitalin e Ri të Përgjithshëm dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim, Ministrin Vitia, Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi dhe këshilltarët e ministrit, ku u dakorduan që të kapërcehet çdo pengesë në rrugën për t’i dhënë fund sagës së stërzgjatur të ndërtimit të Spitalit të Ri të Përgjithshëm në Ferizaj si dhe nisjes së punimeve për objektin e ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Ferizajasit e gjithë banorët e regjionit të Ferizajt, kanë pritur gjatë padrejtësisht për kushte të përshtatshme, të duhura për shërbime shëndetësore, zgjidhje të cilën e japin këto dy projekte madhore të shëndetësisë publike, të cilat në të ardhmen e afërt do të marrin rrugën e përfundimit.

May be an image of 6 people, people sitting, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …