Shumë shpejt të rinjtë, por edhe të gjithë qytetarët e Retisë së Epërme të komunës së Rahovecit, do ta kenë një vend më shumë për aktivitete rekreative e sportive
Shumë shpejt të rinjtë, por edhe të gjithë qytetarët e Retisë së Epërme të komunës së Rahovecit, do ta kenë një vend më shumë për aktivitete rekreative e sportive. Sot, në këtë fshat nisëm ndërtimin e fushës së re sportive, që financohet nga Komuna e Rahovecit. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili tha se, Isha i lumtur që bashkë me qytetarët, drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dina dhe kolegët nga komuna, filluam punimet e projektit më të ri të fshatit.
Ta gëzojnë qytetarët e Retisë së Epërme, posaçërisht fëmijët e të rinjtë!