Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jasharit, shumë shqiptarë nga Kosova dhe prej diasporës kanë vizituar kompleksin memorial në Prekaz. Numër i madh i qytetarëve kanë ardhur edhe nga Shqipëria e Maqedonia, të cilët bashkë me familjet e tyre, vizituan çdo pjesë memoriale të Jasharajve. Sipas tyre, fëmijët duhet të dinë për luftën e lavdishme të UCK-së në krye me komandantin Adem Jashari, dhe për sakrificën e rezistencën që bëri kjo familje. Ani pse sot në Prekaz po shënohen temperatura mjaft të ulëta, moti i ftohtë nuk i pengoi ata që 28 Nëntorin ta festojnë në vendin që konsiderohet i lavdishëm për kombin shqiptar dhe për forcat demokratike përparimtare të botës.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …