BBC shkruan se midis viteve 2010 e 2012, kur Amerika kishte më shumë se 100,000 ushtarë në vend, kostot e luftës ishin pothuajse 100 miliardë dollarë në vit, sipas shifrave të qeverisë. Sipas një studimi të Universitetit Brown në vitin 2019, i cili ka parë shpenzimet e luftës në Afganistan dhe Pakistan, SHBA kishte shpenzuar rreth 978 miliardë dollarë (vlerësimi i tyre përfshin edhe paratë e ndara për vitin fiskal 2020). Por studimi gjithashtu vëren se është e vështirë të vlerësohet kostoja e përgjithshme sepse metodat e kontabilitetit ndryshojnë midis departamenteve qeveritare, dhe ato gjithashtu ndryshojnë me kalimin e kohës, duke çuar në vlerësime të ndryshme të përgjithshme Ndërkohë, siç thuhet më tej, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania – të cilët kishin numrin më të madh të trupave në Afganistan pas Shteteve të Bashkuara – shpenzuan rreth 30 miliardë dollarë dhe 19 miliardë dollarë respektivisht gjatë luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …