Burimet e Radios Evropa e Lirë në Parlamentin Evropian bëjnë të ditur se disa eurodeputetë i kanë thënë emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, se qasja e pabalancuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht në këtë proces. Lajçak më 30 janar ka zhvilluar një takim lamtumirës me deputetët e Parlamentit Evropian në Komisionin për Politikë të Jashtme, me të cilët ka biseduar për mandatin e tij pesëvjeçar si i dërguari i bllokut për dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë këtij takimi, të zhvilluar me dyer të mbyllura, shumica e eurodeputetëve kanë qenë kritikë ndaj mënyrës se si BE-ja u është qasur palëve në dialog dhe në përgjithësi në raportet e shteteve me bllokut.
Kontrolloni gjithashtu
Me ngrirjen e fondeve amerikane, Gjykata Speciale kundër UÇK-së, në Hagë, mund të përballet me sfida të mëdha financiare
Me ngrirjen e fondeve amerikane, Gjykata Speciale mund të përballet me sfida të mëdha financiare. …