Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike mësohet se shumica e të infektuarve të evidentuar me virusin korona janë shëruar. Deri më tani, në vendin tonë janë evidentuar 12 mijë e 337 persona prej të cilëve 8 mijë e 346 persona janë shëruar, 3 mijë e 534 persona janë aktiv dhe 457 kanë vdekur. Ekspertët e shëndetësisë kanë thënë se numri prej 3 mijë e 534 rasteve është i lart dhe paraqet rrezik të madh për përhapjen e virusit korona te personat tjerë të pa infektuar.
