Shuarja nga jeta e një luftëtari të lirisë, shkakton dhimbje në zemrën e çdo bashkëluftëtari nga tre ushtritë e lavdishme.
I dashur vëlla Avni,
Duke qenë të vetëdijshëm se shpirti i luftëtarit nuk vdes asnjëherë, atëherë dua ta dini që edhe në këto momente, ne vëllezërit nga Ilirida, jemi krenar që të njohëm në jetë, që të kishim krahun mbështetës në luftë dhe që reflektove energji pozitive si një qytetar i ndershëm në kohën e pasluftës.
Për Kombin dhe Kosovën ishe shembulli më i mirë, se si duhet ti qëndrohet besnik shkabës, betimit të dhënë dhe si mbrohet emri dhe nderi i shokëve tonë dëshmor që ranë në altarin e lirisë.
I përhershëm kujtimi për emrin tënd, për veprimtarinë atdhetare dhe për ditët e sakrificës kur emri yt u bë pjesë e historisë së re të Kosovës.
Ngushëllime familjes Hyseni dhe bashkëluftëtarëve nga UÇK dhe UÇPMB
L A V D I
SHVL UÇK
Daim Hiseni