Shkrimi, të cilin po e publikojmë me rastin e shpërbërjes së TMK-së, është shkruar nga koloneli i Armatës së Shqipërisë, luftëtari i lirisë së Kosovës dhe zëvendës-shefi i SHP të UÇK-së, gjatë luftës, Dilaver Goxhai. Ky shkrim, me shkurtime, është botuar në gazetën “Rilindja” më 28.3. 2000
KU SHKUAN LUFTËTARËT E UÇK-së ?
Të gjithë ata që kanë vizituar repartet e UÇK-së, pas vendosjes së saj nëpër kazerma, u ka rënë në sy karakteristikat e një ushtrie të shkëlqyer. Por sa hyje nëpër repartet e saj, kudo ndesheshe në post-roje, në hyrjet e reparteve. Sjellja e ushtarëve me shenjat e UÇK-së në krah dhe kapele, pamja gazmore e shumicës së tyre, paraqitja serioze dhe e vendosur e disave, atdhedashuria që tregohej pothuaj nga të gjithë ata, zelli i komandantëve të tyre, pastërtia e ambientit, dëshira për t’u stërvitur e shumë gjera të tjera, që të binin menjëherë në sy e të habisnin, të kujtonin se sa mobilizim të madh forcash mundet të bëjë një popull, në çastet kur ai ndodhet në rrezik. Kushdo që kish dëgjuar keq ose që pat folur jo mirë për UÇK-në, në rast se do t’u afrohej këtyre vend vendosjeve të pas luftës së UÇK-së, do të turpërohej nga vetja dhe do të pendohej për ato që pat besuar, ose që pat thënë. Ky vrull dhe kjo ndjenjë shihej edhe në atmosferën festive të atyre ditëve te të gjithë qytetet e Kosovës.
Këto veprimtari të UK-së zhvilloheshin paralel me dislokimin e forcave të KFOR-it në Kosovë. Ato patën ngritur postblloqe të dendura, pothuajse në çdo rrugë e rrugicë të Kosovës dhe të qyteteve të saj. Edhe ato tregonin se ishin ushtri shumë të rregullta, gjë që e pasqyronte edhe uniforma që ushtarët e tyre mbanin e, që tregonte se ishin ushtri të shteteve të pasura e me përvojë, pavarësisht se në disa postblloqe rrugësh shihje ushtarë që tregonte se vinin nga vende të varfra. Në këto raste ne, pjesëtarët e UÇK-së, edhe pse ushtri e një vendi të djegur e të shkatërruar, i porsa dalë nga lufta, ushtarë të një populli që po kthehej nga eksodi i detyruar, krenoheshim kur shihnim ushtarët tanë më të qeshur, njësoj të kujdesshëm në uniformë e në sjellje. Kjo na bindte edhe më shumë se UÇK-ja ishte një ushtri me të tëra tiparet e një ushtrie të rregullt dhe e denjë për t’u cilësuar si e tillë. E ndjenim veten të barabartë me ta.
UÇK-ja, kjo prodhuese e lirisë së Kosovës, gëzonte respektin e popullit. Kudo përshëndeteshim nga populli, ne, luftëtarët e UÇK-së, po ashtu dhe ushtarët e KFOR-it. UÇK-ja i meritonte lëvdatat e popullit, pasi ky i fundit e ndjente tashmë veten tërësisht në familjen evropiane dhe se e kuptoi që Kosova u bë me familje në sajë të UÇK-së. Kosova u bë me aleatë të fuqishëm, pasi ishte bërë me djalë, dhe ky djalë e kishte emrin UÇK.
Këtë e ndjenin dhe e dinin edhe pjesëtarët e UÇK-së, prandaj, në kontaktet e para të tyre me forcat e KFOR-it, u zgjasnin dorën tërë ngrohtësi dhe buzëqeshje. Po këta pse të vrerët!, habiteshim ne.
Por ç’ndodhi më vonë? Ushtarët e KFOR-it filluan të na ndalonin dhe të kontrollonin çdo pjesëtar të UÇK-së, që guxonte të delte në qytet me uniformën e UÇK-së. Kontrolli bëhej brutal, deri edhe në nxjerrjen e xhepave jashtë e me duar lart, sikur ishe terrorist dhe i arrestuar i tyre. Pjesëtarët e UÇK-së, me të drejtë, revoltoheshin, e në shumë raste reagonin ashpër, ku përdorej edhe forca. Në shumë raste i nxorën armët të dy palët. Edhe pse u botua marrëveshja dhe pjesëtarët e UÇK-se e dinin përmbajtjen e saj, përsëri nga ushtarët e KFOR-it nuk pati ndryshime në sjellje. Bëheshin ankesa nga zonat e nga Shtabi i Përgjithshëm, por asgjë nuk ndryshonte. U shpërndanë autorizime për mbajtje uniforme dhe arme, e përsëri format e kontrollit nga KFOR-i nuk ndryshuan edhe ndaj të pajisurve me autorizime nga radhët e UÇK-së.
Kjo filloi të sillte zhgënjimin e një pjese të luftëtarëve ndaj politikës dhe KFOR – it, të cilët, me “arsye” të ndryshme, kërkuan lejen e shkëputjes nga UÇK-ja.
Pse ndodhte kjo?
Ku ishte qëllimi?
Pavarësisht se nuk përmendeshin këto kontrolle në procesin për Demilitarizimin dhe Transformimin e UÇK-së, forcat e KFOR-it merrnin për bazë atë që thuhej në Marrëveshjen e Rambujesë, ku nuk njihej ekzistenca UÇK – së. Këtë nuk e dinte masa e luftëtarëve dhe e komandantëve tanë.
Gjithashtu, në shumicën e forcave të KFOR-it, njohuritë për UÇK-në kanë qenë të imazhit jo të mirë, konform propagandës serbo-sllave si dhe propagandës së disa liderëve politikë të Kosovës e të partive të tyre shqiptare. Mund të shtojmë se një pjesë e efektivave të KFOR-it, duke ardhur nga vende ku kishin të bënin me terroristë dhe jo me ushtri çlirimtare, sikundër ishte UÇK-ja, si do të mendonin ata për UÇK-në?
Për të qenë realistë, pak punohej me efektivat e UÇK-së për të mos thënë aspak, për t’u sqaruar atyre situatat dhe për t’i instruktuar ata. Disa herë janë bërë propozime që të organizoheshin tubime me kuadrot, bazë zonash, ku të mbaheshin një cikël bisedash për zbërthimin e Marrëveshjes për Demilitarizimin dhe Transformimin e UÇK-së dhe për perspektivën e saj, por, edhe pse thuhej “Po”, neglizhohej. Ndoshta edhe kjo mangësi ka ndikuar në largimin e luftëtarëve idealistë.
U hapën mensat për efektivat e UÇK -së e administratën civile të pasluftës, mirëpo shumë luftëtarë nuk kishin mundësi ose të ardhura të tjera për të mbajtur familjet. Kjo e detyroi një pjesë të tyre të ktheheshin pranë familjeve e të fillonin nga aktiviteti ekonomik i mëparshëm, pavarësisht se jo shumë fitimprurës, duke e lënë UÇK -në.
U larguan nga UÇK-ja edhe ata luftëtarë, që para lufte ishin marrë me aktivitete të ndryshme ekonomike dhe tash kishin mundësi që ta vazhdonin aktivitetin. Po ashtu, ishin larguar edhe ata, kryesisht mosha të reja, që patën lenë pa përfunduar shkollat e mesme e të larta. Ata iu kthyen auditorëve të shkollave e universitetit. Ky kontingjent ka për të qenë inteligjenca e re dhe e ardhme e Kosovës, e dalë nga zjarri i luftës dhe që do të jenë kuadrot më të devotshme të Kosovës së ardhshme, pasi, përveç moshës dhe dijeve të reja, ata do të jenë kuadrot e para të Kosovës që nuk do të trashëgojnë asgjë nga e kaluara e infektuar dhe e vjetër e Kosovës. Për këtë arsye vëmendja dhe kujdesi më i madh i shoqërisë sonë duhet të drejtohet tek ky kontingjent.
Qysh gjatë luftës ishin hedhur konturet e administratës sonë të re, për të gjitha nivelet e saj. Pas lufte, kjo administratë e ardhur nga lufta, edhe pse dihej që ishte e përkohshme, u plotësua kryesisht nga ish luftëtarë, nga me aktivët, gjë që i largoi edhe ata nga UÇK-ja .
Dihet se në përfundim të luftës sonë çlirimtare, brenda në Kosovë numëroheshin rreth 20 mijë luftëtarë me armë në dorë, duke llogaritur këtu edhe dëshmoret si dhe kuadrot, por duke mos llogaritur pjesën 12 mijëshe të UÇK-së, të formuar prej emigrantëve të ardhur në Shqipëri dhe që sulmuan prej andej.
Kuptohet se jo të gjithë këta do të mbeteshin në radhët e UÇK-së, mbas luftës. Kjo ish parashikuar edhe nga Shtabi i Përgjithshëm.
Në ushtrinë e ardhshme, që sot quhet TMK, u tha se do të qëndronin rreth 5 000 vetë, përfshi edhe policinë .Vetëkuptohet se do të bëheshin reduktime dhe përzgjedhje. Që kjo përzgjedhje të bëhej me sa më pak dhembje, u bashkëpunua me IOM-in dhe u organizuan regjistrimet dhe testimet. U regjistruan mbi 20 mijë vetë, pavarësisht se edhe vullnetarët e ardhur nga diaspora pothuajse ishin larguar në pjesën më të madhe. U regjistruan nga të gjitha moshat dhe profesionet, ata që kishin dashuri të ethshme për ushtrinë e Kosovës, por edhe nga ata që nuk kishin profesione.
Krahas regjistrimeve që bëheshin në IOM, nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm, po ecej edhe drejt riorganizimit të UÇK-së në reparte të reja. Si përfundim mund të themi se në IOM janë regjistruar pothuajse aq persona, sa dhe ish luftëtarë me armë në dorë. U regjistruan edhe shumë që nuk kishin marrë pjesë në luftë. Ndër këta pati edhe ish oficerë e nënoficerë të ish UJ si dhe ish policë të Kosovës, por që nuk kanë qenë as pjesëtarë të UÇK-së dhe as propagandues të saj. Kjo shifër e lartë krijonte mundësinë të bëje përzgjedhje si dhe të merrje elementë të përgatitur për profesione të ndryshme që ka nevojë ushtria.
Demilitarizimi dhe transformimi i UÇK-së ishte problemi më kryesor i ditës, por pa u trajtuar si i tillë nga politika. Për ata që e donin dhe e kishin ushqyer UÇK-në ishte një lumturi që të informoheshin e të merreshin më këtë problem. Mirëpo, ajo pjesë e popullsisë që ishte mashtruar dhe vazhdonte të mashtrohej për vlerat e UÇK-së, vazhdonte të propagandonte të keqen dhe, drejtuesit e asaj partie që e patën akuzuar UÇK-në si dorë e zgjatur e Beogradit, vazhdonin të propagandonin po të keqen. Asaj partie iu deshën disa muaj pas lufte që ta ndalonte disi atë propagandë të keqe e agresive, edhe pse e dinin dhe e dinë se po hidhnin baltë mbi vlerat më të ndritura të popullit tonë. Këtu bëjnë pjesë edhe disa liderë si, z. Rugova, i cili para pak ditësh, në një intervistë botuar në ” Koha Ditore”( 23. 03 .2000.) shprehet me fjalët më të ashpra kundër UÇK -se:
” UÇK-ja është duke kërcënuar dhe frikësuar kundërshtarët e vet politikë në disa fshatra. Po i referohem një numri të grupeve, të cilët mbrojnë ideologjinë majtiste ekstreme ….”.
Edhe kjo propagandë ka pasur ndikimet e veta në disa luftëtarë. Kjo përkonte me dëshirën e Rugovës, i cili pati deklaruar se jo vetëm që nuk hynte në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, ( po ta bënte atë, ajo kish mundësi të njihej si e ligjshme ), por nuk pranonte të hynte as në marrëdhënie pune edhe me UNMIK-un, në rast se nuk çarmatosej tërësisht UÇK-ja.
Dhe kjo u bë realitet më 18 shtator 1999. Çarmatosja kaq e shpejtë dhe pa probleme e UÇK-së, habiti të gjith diplomacinë ndërkombëtare. Vetë Xhimi Shia, më 12 mars 2000 u shpreh:
“Eshtë vështirë të gjendet në botë një grup i tillë si UÇK-ja ,që teorikisht ka fituar dhe që pajtohet të shpërbëji strukturat e veta brenda disa javësh apo muajsh. Shikoni në të gjitha anët e botës ku ka pasur situata të ngjashme dhe nuk do të gjeni një rast të njëjtë”. ( “Dita”, 13. 03.2000).
Po ashtu, edhe z. Kushner dhe gjenerali Reinhard u shprehën:
“Për herë të parë në historinë e misioneve paqësore ndodhi që një ushtri kryengritëse dhe e armatosur të shndërrohet në një forcë civile”.( “Zeri” , 24.03.2000).
Të gjitha këto ,dhe mos vënia në veprim e gjithë gjeniut intelektual e krijues të Kosovës si dhe atë ushtarak të saj, bërja e diskutimeve në grupe shumë të ngushta e të izoluara ,” me dyer te mbyllura”, për të mos thënë me individë të caktuar; mos zhvillimi i diskutimeve të gjera me intelektualët e të gjitha kategorive, me rininë dhe as me specialistët ushtarakë, pjesëtarë ose jo në luftë, sollën ato ç’ka përmendëm më lartë.
Në shumë raste, bërja e një politike kuadri personale, me akraballëqe e familiarizëm si dhe emërimet e pa studiuara në poste të pa merituara, çuan në zbehjen graduale të ndjenjës për të ndenjur në TMK.
Këto gabime çuan deri atje sa të mos diskutohej gjerësisht edhe për emblemën e re të ushtrisë sonë të ardhshme, ku Flamuri Kombëtar u zëvendësua menjëherë me hartën e Kosovës, si diçka pa vlerë e pa rëndësi, ndërkohë që çdo ushtri, pjesëtarët e KFOR-it, emblemën me simbolin kombëtar e mbajnë krenarisht në krah.
Dikujt mund t’i duket e parëndësishme një gjë e tillë, por ajo ndikoi së tepërmi, deri edhe në largimin nga TMK-ja. Për ta bërë më bindëse këtë çka shprehëm më lartë, po japim një shembull të freskët të marrë prej librit “Stuhia e Shkretëtirës”. Në ditët që përgatitej futja në luftime e forcave tokësore të koalicionit, në luftën e Gjirit 1991, kundër Irakut, një korrespondent amerikanë, përmes filmimeve të ushtarëve amerikanë në Gji, u pa se ushtarët amerikanë nuk e kishin emblemën me flamurin e tyre në krah ( në uniformë ). Kjo u pa nga populli amerikan dhe ngjalli reaksion pothuaj në të gjitha mediet amerikane, sa edhe kongresmenë të veçantë e ngritën në Kongres.
Kur u sqarua problemi, u mësua se disa komandantë të rangjeve të ulta, patën urdhëruar ushtarët t’i hiqnin ato simbole me idenë që të mos identifikoheshin ushtarët amerikanë nga të tjerët nga snajperistët irakianë. Menjëherë u bë anulimi dhe korrigjimi i urdhrit.
Në së do të bëhej publik dhe i gjerë diskutimi për uniformën e TMK-së, nuk përjashtohet mundësia, që ky element, në dukje i vogël, edhe mund të mos ish zëvendësuar shqiponja e flamurit me hartën e Kosovës. I vetmi që e kundërshtoi nga komandantët, atë simbol të ri dhe mungesën e flamurit kombëtar në betim, ishte komandanti zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, por që mbeti i vetëm.Mirëpo, një pjesë e luftëtarëve idealistë janë prekur dhe janë larguar, se në fund të fundit ai e argumenton se për atë flamur rrezikuan shokët e tij dhe ai, për idealin e atij flamuri iu vranë shokët që sot janë dëshmorë. Këtu kemi të bëjmë me ndjenjat e kombit . Diskutimi nuk u bë dhe ky problem u zgjidh në atë mënyrë.
Që forca e re e Kosovës te forcohet, ajo ka nevojë jo vetëm për të gjithë oficerët kosovarë të ndershëm që kanë shërbyer në UJ, por edhe për nënoficerët e sa, por këtu duhet që, si kudo, të ketë një kriter, me qëllim që të mos zëvendësohen kudo komandantët e luftës me këta persona, pasi ata nuk morën pjesë në luftë, e cila ishte e vetmja provë ku ata do ta ushtronin profesionin e tyre në interes të popullit që i lindi dhe i përgatiti. Pse nuk e bënë këtë, ndaj dhe nuk duhet të emërohen në vendet kryesore drejtuese e udhëheqëse. Këta kuadro duhet të merren e të vihen në funksionet e komandantit të kompanisë dhe të batalionit, ndërsa më lartë, duhet të jenë në rolin e zëvendësve si dhe të specialistit, në të kundërt do të ngjallin pakënaqësi në radhët e TMK-së, dhe do të nxisin më tej largimin e luftëtarëve. Gjithashtu, edhe për sa u përket specializimeve, përparësi duhet t’u jepet atyre që luftuan dhe më vonë të tjerëve.
Me një fjalë, personat që merren me politikën e kuadrit dhe përkujdesjen ndaj ish luftëtarëve të lirisë, duhet të jenë tepër të kujdesshëm, pasi ndikohet në moralin dhe ndjenjat e tyre dhe aq më shumë kur vendet meritore u jepen atyre që nuk kontribuan për Kosovën, kur ajo kishte nevojë për ata. Nuk mund t’u afrohet ish luftëtarëve të lirisë punë për pastrimin e rrugëve apo roje të biznesmenëve që deri dje kanë bashkëpunuar me Serbinë.
Mos harroni, ata kanë dinjitet.
Ata luftuan për lirinë tuaj, ndaj edhe duhen nderuar dhe shpërblyer.
Shikoni se sa filma janë bërë nga Hollivudi për ish ushtarët amerikanë në Vietnam, ku tregohet se sa kohë ata nuk u shpërblyen për kontributin e tyre, shumë prej tyre morën rrugë të këqija për të mbijetuar, derisa shteti u ndërgjegjësua dhe u lidhi pensionin në atë madhësi që ata siguronin jetesën. Mos duhet që edhe për ish luftëtarët e UÇK-së të ndodhin me qindra krime, drama dhe tragjedi e të bëhen me dhjetëra filma si ata të Hollovudit, që atyre t’u jepet vendi, shpërblimi dhe nderi që u takon? Kuptojeni shpirtin e tyre. Shpirti i tyre është shpirt qelibar.
Një pjesë e ish – luftëtarëve mund të jenë zhgënjyer edhe për arsye se në Marëveshjen midis NATO-s dhe UÇK-së , më 20.06 .1999, është thënë: “UÇK-ja synon të jetë një ushtri në Kosovë, e ngjashme me Gardën Kombëtare të SHBA “.( Pika 25/b), por që nuk u realizua si e tillë. Dimë se Garda Kombëtare e SHBA-ve është një lloj force , e cila në kohë paqe kërkon dhe kontrollon zbatimin e legjislacionit për qarkullimin bregdetar e lumor të të gjithë vendit; zhvillon e përdor mjetet e navigimit në portet dhe aeroportet e SHBA-së; bën inspektimin e mjeteve lundruese; përdor mjetet e kërkim- zbulim -shpëtimit nga ajri dhe deti; përdor mjetet meteorologjike dhe ia jep të dhënat të tjerëve; bën zbulimin e largët radiolokativ etj. Ajo është e organizuar si Flota Detare , e armatosur si dhe me uniformë e grada. Në rast se sulmohen ushtarakisht SHBA, atëherë Garda Kombëtare kalon në varësi të Shtabit të Shefave të Bashkuar të Ushtrisë Amerikane. Mos realizimi i kësaj pike të Marrëveshjes për UÇK-në , besoj se ka pasur ndikimet e veta.
Ndërsa në marrëveshjen midis Hashim Thaçit e Agim Çekut me KFOR-in, më 18 Shtator 1999 dhe në regullorën e UNMIK-ut si dhe dokumentet e tjera, për detyrat e TMK-së, thuhet: “Trupat Mbrojtëse të Kosovës themelohen si agjenci civile e shërbimit emergjent, detyra e të cilave do të jetë: (a).Të sigurojnë shërbime në raste të fatkeqësive natyrore; (b). Të bëjnë kërkimin dhe shpëtimin e të rrezikuarve; (c). Të ofrojnë mundësitë e veta për ndihma humanitare në zonat e izoluara; (d). Të ndihmojnë për çminimin e zonave të minuara; dhe (e).. Të kontribuojnë në rindërtimin e infrastrukturës dhe të komuniteteve”. Pra, po t’i krahasojmë me detyrat e Gardës Amerikane, kuptohet që TMK-ja është thjeshtë një trupë përkujdesëse për pastrimin e rrugëve dhe nuk është ashtu sikundër është përkthyer. Në dokumentin e UNMIK-ut shkruhet: Kosova Protect Corps (KPC), që fjalë për fjalë përkthehet: Trupat Përkujdesëse të Kosovës, (që në terminologjinë ushtarake shqiptare thuhet: Mbrojtja Civile e Kosovës), pasi fjalës Mbrojte anglisht i thonë Defence dhe atëherë duhej të ishte: Kosova Defence Corps (KDC). Por do të pyesi shqiptari në Kosovë se pse është përkthyer dhe na është thënë kështu? Përgjigjen është mirë t’ia japin autorët e asaj marrëveshje.
Një dukuri tjetër,që ka sjellë largime nga TMK-ja, janë pagesat e ulëta, sidomos për nivelet jo të larta dhe që janë kryefamiljarë. Dimë se mbas lufte çdo lloj marrëdhënie, në radhë të parë është marrëdhënie interesash. Në rast se dikujt nuk i plotësohen interesat ekonomike, ai do të kërkojë një vend më të përshtatshëm dhe do të largohet. Po ashtu, kur luftëtari sheh se dikush, që nuk ka meritat atdhetare të tij, por përfiton të ardhura më shumë se ai në TMK, duke qenë i të njëjtit nivel arsimimi, ai bëhet i pakënaqur dhe e len TMK-në, pasi në këtë rast kriteri bazë është kontributi i dhënë ndaj atdheut.
Ajo që ka rënë dhe bie më shpesh në sy, është moskoordinimi i veprimeve të njëllojshme i komandantëve të zonave me pushtetin vendor. Është më se frymëzuese pjesëmarrja e Sami Lushtakut në këshillin komunal të Skënderajt.
Prania e tij në atë institucion, garanton popullin e Drenicës se nuk guxon kush të luajë me fitoren e arritur. Mirëpo, Samiu ka ngelur i vetëm edhe në këtë lloj aktiviteti. Askush nga komandantët e tjerë të zonave dhe të brigadave nuk ka këmbëngulur të marri pjesë në këtë lloj veprimtarie dhe nuk janë orientuar as nga Shtabi i TMK-së. Pse të mos e bëjnë këtë edhe komandantët e tjerë, duke e shndërruar atë në domosdoshmëri, përderisa në rregulloren e UNMIK-ut theksohet se TMK-ja është organizatë humanitare civile?
Në rast se komandanti i zonës do të jetë pjesëtar i këshillit administrativ i qarkut apo i komunës, sidomos në këtë periudhë transitore, deri në zgjedhje, kemi mundësi që t’u vijmë më mirë në ndihmë edhe familjeve të ish pjesëtarëve të UÇK -së, duke i bërë ata të punojnë më me devotshmëri. Prania e Sami Lushtakut në atë organ ekzekutiv, ka bërë të mundur që i gjithë personeli i ish policisë sonë ushtarake të Zonës Operative të Drenicës, të inkuadrohet në policinë e UNMIK-ut, gjë që nuk e kanë realizuar zonat e tjera. Ndoshta do të ishte e arsyeshme që në këtë drejtim të udhëzonte edhe Shtabi i Përgjithshëm.
Një nga rastet që ka rënë më shumë në sy për largimet nga TMK-ja, është largimi prej saj i disa kuadrove të lartë të ish–UÇK-së. Nga vlerësimet e bëra deri tashti, kjo dukuri vlerësohet si diçka negative, me argumentin se po na dobësohet TMK-ja. Por, po ta shohim më gjerë problemin, mund të themi se angazhimi i këtyre kuadrove në aktivitetet partiake do të jetë një kontribut më i madh dhe një garanci më e sigurt për të ardhmen e Kosovës (në rast se ata nuk do të shmangen nga idealet për të cilat rrëmbyen armët). Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantët e tyre nuk luftuan për t’u mbyllur nëpër kazerma. Ata rrëmbyen armët për të krijuar shtetin e ri të Kosovës dhe jo thjesht për të formuar vetëm ushtrinë e Kosovës. Si të tillë, është e nevojshme që ata të aktivizohen në të tëra aktivitetet jetësore të Kosovës, pasi kudo që do të punojnë, ata do të duhet të shërbejnë me përkushtim.
Në sa me shumë parti kryesore politike të Kosovës të ketë liderë të dalë nga radhët e UÇK-së, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe TMK-në.
Do të ishte fatmirësi për Kosovën, në rast se politikanët më në zë të saj do të vinin nga zjarri i luftës çlirimtare, pasi ata e dhanë provën e atdhedashurisë para popullit dhe e morën provimin me notë të lartë. Ata janë më faqebardhët e politikanëve tanë, por problemi qëndron në atë se: këta ish – luftëtarë dhe ish drejtues të UÇK-së e të formacioneve të saj, a do të jenë aq të suksesshëm në politikë sa edhe në luftë? A do të jenë në gjendje të përballen me intrigat dhe marifetet djallëzore të politikës? E shtrojmë këtë shqetësim, pasi ata që vinë nga lufta në shumicën e tyre i ngjasojnë më së shumti njeriut të vërtetë. Njeriu është me të vërtet njeri vetëm atëherë kur ai është i zhveshur tërësisht nga interesat vetjake. Sa më e gjatë të jetë ajo periudhë ,aq më idealist behet njeriu. Kuptohet, kjo ndodh kur njeriu ka shkuar në luftë jo për qëllime të ndryshme përfitimi personal. Periudha kohore, kur ky njeri arrin përmasat e njeriut të vërtet, ashtu si e ka krijuar Zoti, është lufta për çlirimin e popullit të tij. Sa bukur e shpreh artistikisht këtë fakt, shkrimtari Aleksej Tolstoi: “ Në luftë, njerëzit, nga që e kanë vdekjen gjithmonë pranë, bëhen më të mirë, zhvishen nga gjërat e vogla, ashtu si lëkura e djegur nga dielli, dhe pas kësaj, u mbetet vetëm bërthama; sigurisht, disa e kanë atë bërthamë më të fortë, disa më të dobët, por edhe ata që e kanë me të meta përpiqen të bëhen të mirë, shokë besnikë”.
Mirëpo, kjo pjesë e shoqërisë sonë (aktive në luftë ), duke qenë një kohë të gjatë tërësisht njerëz, rrezikohen që të bien në grackat e intrigave të pas luftës, sepse një pjesë e tyre i llogarisin dhe i vlerësojnë të tjerët me të njëjtat vlera, që ata kanë fituar në luftë. Kjo mund t’i deziluzionojë ose mund të bien viktimë e mashtrimeve politike a ekonomike dhe të gabojnë rëndë. Këtu varet çdo gjë nga zotësia e tyre dhe nga formimi, ndershmëria dhe aftësia për të grumbulluar rreth vetes bashkëpunëtorë dhe këshilltarë të aftë, por të ndershëm.
Bazuar në disa përvoja negative të vërejtura në periudhën e funksionimit të Qeverisë së Përkohshme, mund të themi se politikanët e dalë nga UÇK-ja, duhet të ruhen nga vetëkënaqësia dhe të mos bien në disa gabime, si p.sh: duke shfrytëzuar bashkëpunimin mes shokëve, politikani do të fitojë përvojë dhe do të arrijë suksese në punën e partisë.
Në rast se ato suksese do t’ia atribuojë vetes, do të filloi që puna të mos eci si më parë dhe partia e ai do të largojnë elementin e ndershëm dhe elektoratin.
Pastaj, bashkëpunëtorët dhe këshilltarët duhet t’i zgjedhin midis njerëzve me horizont e shpirt të gjerë, në të kundërt do të spostohet partia nga puna kryesore e saj dhe mund të kthehet në organizatë biznesi e, ndoshta, edhe më keq.
Dhe duke menduar se ish specialistët dhe kuadrot e ish sistemit në Kosovë janë të aftë për politikë e drejtim, ka tendenca që të përzgjidhen këshilltarë vetëm nga ajo gjeneratë. Në rast se veprohet në një mënyrë të njëanshme, do të gabojnë. Që të shfrytëzohen intelektualët e spikatur e me veprimtari të pastër patriotike të asaj periudhe, është shumë mirë, por duhet bërë kujdes që, krahas tyre, të merren ose të angazhohen edhe këshilltarë të rinj në moshë, ish – luftëtarë me shkollë e dije, të cilët do të jenë oponentët e tyre. Barometri i politikanëve të shkolluar e të dalë nga lufta do të mbetet mbrojtja e çlirimtarëve të Kosovës.
TMK-ja, e cila ka aq shumë halle e probleme, padyshim edhe të meta, duhet të bëjë më kujdes dhe të mos humbas orientimin e saj kryesor, punën me njerëzit. Puna e vazhdueshme sqaruese, e ngrohtë, profesionale dhe stërvitjet e rregullta e me program, vetëm këto e bëjnë të mundur frenimin e hemorragjisë së kuadrove dhe ish – luftëtarëve të UÇK-së. Kuadrot që janë në TMK duhet të janë në çdo kohë të mirë informuar se çfarë bëhet e çfarë do të bëhet më TMK-në dhe me ish – luftëtarët.
Në të kundërt, këta ish – luftëtarë, e cila është pjesa me kristalore e shoqërisë sonë, do të na thyhen në shpirt si kristal dhe, atëherë Kosova do të mbetet pa djem dhe pa diellin e saj.
Ptishtinë, më 28.03. 2000 (Botuar me shkurtime në gazetën “Rilindja”)