Si i dënuan protestat e vitit 1981 komunistët e Lypjanit, bazuar në procesverbalet e mbledhjeve të LKJ-së II

Denoncojmë me fakte e argumente veprimtarinë antikombëtare dhe antishqiptare të komunistëve titistë të Kosovës

Adresa e Radios-Kosova e Lirë është e hapur për të gjithë ata që ofrojnë fakte e argumente të shkruara, por edhe gojore e argumente të tjera me qëllim për ta denoncuar politikën antikombëtare  dhe antishqiptarë të komunistëve jugosllavë.

Aktiviteti gjurmues e hulumtues që ka zhvilluar dhe po zhvillon Radio-Kosova e Lirë dhe luftëtarët e lirisë në diskreditimin e politikave poltroniste, antikombëtare, është thelluar sidomos në gjurmimin dhe zbulimin e fakteve e argumenteve që hedhin dritë mbi aktivitetin e komunistëve shqiptarë e shqipfolës, kundër kërkesës për Kosovën Republikë dhe kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

 

Duke qenë se recidivet e asaj politike sot në kushte dhe rrethana të reja po mbrohen  nga bijtë e bijat e atyre komunistëve, shumica syresh  tashmë të vdekur, apo të tillë që janë buzë varrit, duke qenë se liria e Kosovës po rrezikohet nga mendjet e tilla retrograde dhe nga bashkëpunimi që ata kanë pasur dhe kanë me shërbimet sekrete serbe, duke qenë se të tillët jo vetëm që nuk janë ndëshkuar për veprat e tyre të liga kundër kombit e Atdheut, por janë rikthyer në punë e aktivitete në të gjitha institucionet e vendit, është e rrugës, që të paktën, me gjuhën e fakteve, me dokumente e argumente të kohës, me gojën e vetë,  të dalin në dritë të vërtetat, jo për të diskredituar familjet e tyre, por ata vetë, pse jo edhe familjet që nuk kanë bërë “diferencim politik” ashtu sikur kanë bërë baballarët e tyre kundër bashkëkombësve prej vitit 1945 e deri në qershor të vitit 1999.

 

Liria dhe pavarësia e Kosovës ka nevojë të lahet e të lustrohet nga idiotizmi dhe kolaboracionizmi i së kaluarës, ka nevojë të pastrohet dhe të dihet mirë kush ka bashkëpunuar dhe kush ka denoncuar, kush ka vrarë demonstrues, kush i ka rrahur dhe i  maltretuar ata, kush i ka shantazhuar, diferencuar e izoluar familjet e tyre.

 

Në këtë faqe interneti, do të afishojmë të gjitha materialet, faksimilet, shkrimet e kohës, denoncimet verbale dhe të gjitha faktet e argumentet e tjera relevante që hedhin dritë mbi të vërtetën, me qëllim për të mos e harruar të kaluarën nga e cila kemi ardhur në të sotmen në rrugë drejt së ardhmes.

Fletorja e parë e proces-verbaleve të mbledhjeve të Komitetit komunal të komunës  së Lypjanit prej  30 prillit të vitit 1981 deri më 25 maj 1982

Në këtë fletore, ku janë përshkruar shkurtimisht aktivitetet  e komunistëve jugosllavë të komunës  së Lypjanit zbulohet një segment shumë i rëndësishëm i veprimtarisë antikombëtare të komunistëve shqiptarë, serbë e malazezë, në luftën e tyre pa kompromis për ta thyer, sikur thuhet  “nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar”, disa ditë pas demonstratave të marsit e Prillit të vitit 1981.

Në fletoren e parë të proces-verbaleve, që kemi marrë në shqyrtim janë shënuar bisedat gjatë mbledhjeve të krerëve komunistë dhe të përfaqësuesve të strukturave udhëheqëse të ashtuquajturave, “Organizata Themelore të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë”, të cilat në përgjithësi kanë të bëjnë me gjendjen e sigurisë pas demonstratave të marsit e prillit të vitit 1981.

Fletorja është e formatit 30.20 cm. Aty  janë regjistruar diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhjet e rregullta, të cilat  kryesisht janë mbajtur në gjuhën serbe, por edhe në gjuhen shqipe. Procesmbajtësit kanë shënuar shkurtimisht deklarimet e anëtarëve nëpër mbledhje. Përshkrimi i bisedave është bërë në gjuhën e folësit. Bie në sy fakti se krerët dhe ata që kanë pretenduar të paraqiten si komunistë të vijës së ashpër, në të gjitha mbledhjet kanë folur vetëm në gjuhën serbe, por disa të tjerë, arsimtarë e drejtorë shkollash kanë folur edhe në gjuhën shqipe.

Në gjuhën serbe, nëpër mbledhje, për veç  komunistëve serbë,  kanë folur ekskluzivisht:

Tefik Llugiqi, Faik Dedushi, Bajram Selimi, Metush Ballabani,  Muhamet Shabani, (në të gjitha rastet kanë folur vetëm serbisht, andaj edhe përshkrimet e fjalimeve të tyre janë mbajtur në gjuhën serbe me alfabet latin dhe cirilik), ndërsa të tjerët, emrat e të cilëve po i shënojmë në vazhdim kanë folur shqip dhe serbisht. Këta janë:  Adil Rashiti, Mustafë Sadiku, Bajram Peçani, Xhemajl Bytyçi, Fehmi Jupa, Fadil Dërnogllava, Shyqri Reçica, Muhamet Arifi, Habib Arifi,  Hashim Gërxhaliu, Kadri Qerkini, Shyqri Haziri, Elmi Bytyçi, Mustafë Sadiku, Jusuf Drenica, Ramadan Ramadani, Hamza Llugiqi, Idriz Mahmuti, Maksut Maksuti, Ahmet Ahmeti. Fadil Azemi, Haki Jashanica, Misin Gashi, Shefki Kadriolli, Nebih Gashi, Fadil Dernogllava, Muhamet Arifi e disa të tjerë.

Disa komunistë shqiptarë, sidomos nga fshatrat e Drenicës, që i përkasin komunës së Lypjanit,  të cilët, duket se nuk e zotëronin si dihet gjuhën serbe, në mbledhjet e partisë kanë folur vetëm shqip. Nuk mund të mohohet fakti se ndonjëri prej tyre edhe dinte serbisht por mbështetej në të drejtën e komunikimit në gjuhën amtare, meqë edhe gjuha shqipe ishte gjuhë zyrtare, por këtë të drejtë asnjëherë dhe në asnjë rast gjatë tërë një viti në mbledhje, pas vitit 1981  nuk e kishin shfrytëzuar: Faik Dedushi, Muhamet Shabani, Metush Ballabani dhe Tefik Llugiqi. Të tjerët kanë folur sa shqip sa serbisht, në varësi nga rrethanat, apo sado pak nisur nga  ndërgjegjja e tyre gjuhësore, sepse vështirë  mund të flitet për një ndërgjegje kombëtare të këtyre komunistëve, të cilët u dalluan dhe bënë emër në ndjekjen e shqiptarëve liridashës, në denoncimet e panumërta, burgosjen, dënimet me burg  madje edhe eliminimin e vrasjen e tyre.

Krerët komunistë nga qendra, të cilët  asistonin ose lexonin referate nëpër mbledhjet e partisë në komuna të ndryshme, në rastin konkret në Lypjan, dhe që kanë folur vetëm në gjuhën serbe, gjatë asaj kohe ishin: Veli Deva, Ilaz Kurteshi,  Rasim Hajdini etj.

Nga të gjithë këta komunistë-titistë që nuk kanë folur asnjëherë në gjuhën shqipe, sipas proces-verbalit janë:

Faik Dedushi,

Hamëz Llugiqi

Muhamet Shabani,

Metush Ballabani,

Bajram Peçani, e disa të tjerë.

Komunistët serbë e malazez, të cilët kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk kanë folur në gjuhën shqipe, edhe pse pjesa dërrmuese e tyre e kanë zotëruar dhe kanë ditur shqip. Në fletoren e proces-verbaleve të cilën e kemi marrë në shqyrtim janë prezantuar emrat e këtyre komunistëve sllavë, kryesisht nga Lypjani me rrethinë:

Petar Jakshiq, Bozho Maksimoviq, Josip Ivanoviq, Nebojsha Tomiqi, Dragan Vasiq, Millan Sharenac, Radmila Vujaçiq, Zhivojin Tomiq, Dragolub Zhivkoviq, Dragolub Çirkoviq, Guxhiq Ratko, Urosh Sheshlija, Rade Bullajiq, Zhivojin Bozhiq, Sveta Vukoviq,  Misha Vujoviq, Mishko Zhoriq e të tjerë

Në mbledhjet ku diferencoheshin shqiptarët liridashës dhe ku tregohej besnikëria bastarde ndaj pushtetit jugosllav dhe Lidhjes Komuniste kishte edhe shqiptarë që nuk kanë folur serbisht për shkaqe për të cilat shpjeguam.

Në mesin e tyre kanë qenë:

Bajram Selimi, Emin Gashi, Adil Rashiti, Salih Mëziu, Nazmi Gashi, Sejdi Ibrahimi, Nebih Gashi, Bajram Selimi, Jusuf Zeqiri,  Misin Gashi,  Mehdi Berbatovci, Esat Bylykbashi, Mustafë Bahtiri, Shyqyri Haziri, Ismajl Jashari e të tjerë. Ndonjëri prej tyre edhe mund të ketë folur në ndonjë rast të caktuar, por përgjithësisht kanë folur në gjuhën shqipe. Kjo nuk do të thotë se këta i kanë mbrojtur demonstruesit apo i kanë mbështetur kërkesat e tyre, përkundrazi. Në mesin e këtyre shqip-folësve në mbledhjet e komitetit, kishte të tillë që kërkonin të ashpërsohej deri në pakufi lufta kundër “nacionalizmit e irredentizmit shqiptar” duke përkrahur qorrazi dhe  pa asnjë rezervë “Platformën” gjithë jugosllave për diskreditimin e kërkesave për Kosovën Republikë.

Në këtë fletore “të zezë” të procesverbaleve kanë mbetur të pashlyera fjalimet e tyre, përpjekjet e tyre të mjera dhe të çoroditura  për ta mposhtur “nacionalizmin shqiptar”,  për të gjurmuar e hetuar të gjithë ata shqiptarë që mendonin ndryshe dhe jo ashtu sikur mendonin komunistët titistë e rankoviçistë. Në fjalimet e ndonjërit prej tyre hetohet ndonjë rezervë, hetohen fakte që flasin se disa prej tyre  kishin bërë përpjekje për të mos lajmëruar ndonjë sikur thuhej ekses, hetohej madje edhe përpjekja për ta minimizuar aktivitetin e grupeve revolucionare, ose fshehjen e ndonjë rasti, sikur ishin rastet kur nxënësit liridashës shënonin në tabelën e zezë dy shkronjat K.R.

( Kosova Republikë) Për një afishim të tillë, nxënësi përjashtohej nga shkolla, merrej në përgjegjësi prindi, kujdestari i klasës madje edhe vetë drejtori i Shkollës.

Në këtë luftë të egër për ta ndalur me dhunë dhe represion sistematik  dhe të gjithanshëm, idealin kombëtar për liri, barazi me të tjerët e Vetëvendosje, mori pjesë  tërë klasa poltrone e shqiptarëve, e cila i besonte verbërisht “drejtësisë dhe barazisë, të ashtuquajturit bashkim vëllazërim dhe përbashkësi me serbët e sllavët e tjerë. Kjo klasë politike, komuniste, kishte shtrirë aktivitetin në të gjitha celulat e organizimit politik, duke organizuar Konferenca aksionare në çdo fshat, në çdo lagje të qytetit, në tërë sistemin organizativ. Me një veprimtari të tillë qorre, antikombëtare dhe antidemokratike, kjo klasë politike po i gërmonte themelet e veta, madje edhe bazën kushtetuese të autonomisë, të cilën e kishin degraduar aq shumë duke bërë lëshime pas lëshimeve, sa më në fund regjimi i Beogradit të cilit i kishin shërbyer për 45 vjet ua mori edhe atë pak autonomi që kishin pasur.

Të zhgënjyer në Beogradin zyrtar pas kontributit të tyre shumëvjeçarë, disa syresh edhe kontributit të tyre jetësor,  ata nuk treguan burrëri të pranojnë gabimet e tyre, me faktin se  kishin pranuar të bëheshin vegla të Beogradit për ta dëmtuar interesin kombëtar, por fajtorin e gjenin, e disa syresh pretendojnë ende ta gjejnë, pikërisht te liridashësit, ata që u kishin paraprirë proceseve të shkatërrimit të Jugosllavisë, ata që, sipas tyre, kishin kërkuar para kohës Republikën e Kosovës. Kjo klasë poltrone dhe e klonuar politike, asnjëherë nuk i kërkoi falje popullit, rinisë revolucionare e cila organizoi, udhëhoqi dhe bëri realitet çlirimin e Kosovës nga robëria shekullore serbe e sllave dhe shpalli pavarësinë. Këta njerëz, nga kjo prejardhje e politikës së perënduar janë pengesë kryesore e aspiratave për bashkim kombëtar, ashtu sikur ishin dikur pengesë për krijimin e Republikës së Kosovës. Këto mendje të retarduara, këta poltronë të përjetshëm të të huajve, këta nostalgjikë të Beogradit dhe të Serbisë, kanë qenë dhe kanë mbetur llumi i shoqërisë, mbetjet dhe jashtëqitjet e Beogradit. Me vetë faktin se ata kurrë nuk kërkuan falje për krimet e tyre kundër bashkëkombësve, madje as pas luftës dhe fitores historike kundër Serbisë, jep për të kuptuar se cili është niveli i tyre shpirtëror, etik e politik, andaj në këtë segment edhe lejohet gjuha e tillë e urrejtjes dhe diskreditimit. Në të kundërtën nuk ka pasur nevojë për ri-shfletimin e kësaj veprimtarie të zezë, të damkosur e të pështirë…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …