Deputeti i PDK-së, Berisha ka kritikuar pushtetin për trajtimin e veteranëve, për çka tha se po e bën argatin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Për këtë ka reaguar Abazi, i cili i tha n uk e meritojnë veteranët mbrojtjen tënde. Turp zotëri, turp! Duhet të përfundojë kjo lojë. Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se si veteran do të mbrojë vendin në të gjitha format. Dëgjo shoku Haki, unë jam Hisen Berisha dhe kam identitet publik, biografi publike dhe kam kaluar nëpër disa institucione ku jam verifikuar në të gjitha trajtat dhe format, në të gjitha segmentet e mundshme dhe i vetmi jam unë që e kam certifikatën e sigurisë më të lartë në NATO deri në 2018, garanci për 10 vjet përpara. Por, ti shoku Haki dhe soji yt bëni kujdes dhe mos i jepni zor shumë. Se nuk do të fitoni asgjë prej Serbisë, po ta garantoj. Në kohën e mbretërisë serbe një kësi bashkëpunëtori dhe që ka folur me këtë gjuhë e ka fituar një varr në Beograd. Në kohën e Millosheviqit po ashtu një i tillë që ka bashkëpunuar me regjimin serb e ka fituar një varr në Beograd”, është kundërpërgjigjur eprori i lartë i UÇK-së, gjatë luftës, Hisen Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …