Si pasojë e gjendjes jashtëzakonisht të rëndë energjetike komuna e Junikut e ndërpret bashkëpunimin me KEDS-in

Si pasojë e gjendjes jashtëzakonisht të rëndë energjetike komuna e Junikut e ndërpret bashkëpunimin me KEDS-in

Komuna e Junikut përmes një komunikate për opinionin shpreh shqetësimin me gjendjen jashtëzakonisht të rëndë të furnizimit me energji elektrike, e cila po vështirëson jetën e qytetarëve, si të ekonomive familjare, të bizneseve dhe jetën normale në përgjithësi. Kjo gjendje nuk është e tanishme, por është një vazhdimësi e cila po ndodhë tash e një kohë të gjatë në këtë komunë, thekson komunikata.Edhe përkundër premtimeve për përmirësim nga ana e KEDS-IT, gjendja vazhdon të mbetet e rëndë. Komuna e Junikut i ka ofruar bashkëpunim KEDS-it për çdo aktivitet të tyre deri me tani, por nga sot si pasojë e gjendjes jashtëzakonisht të rëndë energjetike, injorimit të kërkesave të qytetarëve, mungesës së vullnetit dhe gatishmërisë për bashkëpunim me komunën për të zgjidhur situatën e rëndë, e cila ka përfshirë komunën e Junikut me rrethinë, ndërpret çdo lloj bashkëpunimi me të deri në përmirësimin e gjendjes. Për veprimet e tjera Komuna nuk mban asnjë përgjegjësi, duke pasur parasysh faktin se qytetarët e Komunës së Junikut janë ndër paguesit më të rregullt të energjisë në Kosovë, ku pagesa e faturave shkon mbi 90%, përfundon komunikata.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …