Sot rreth orës 8:00, si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, rruga Regjionale R115: Doganaj – Brezovicë, në lokacionin Udhëkryqi për fshatin Brod (Komuna e Shtërpcës), ka pësuar dëmtime. Njëra korsi e rrugës ka rrëshqitur dhe është e mbyllur për qarkullim. Momentalisht, komunikacioni zhvillohet vetëm në njërën korsi.
Kompania e mirëmbajtjes i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe e ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja.