Si reagoi, Mark Dodani, kundër Bujar Nishanit, i cili i dekoroi 400 diversantët e viteve 50-të të shekullit XX

Si reagoi, Mark Dodani, kundër Bujar Nishanit, i cili i dekoroi 400 diversantët e viteve 50-të të shekullit XX

Gazeta “Dita” bëri të ditur se Sot janë zhvilluar homazhe në nderim të Mark Dodanit, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në Francë. Kjo gazetë sjellë edhe reagimin e tij kundër Bujar Nishanit i cili i dekoroi 400 diversantët e vrarë nga sigurimi i shtetit shqiptar.

Mark Dodani ishte pjesëmarrësi dhe dëshmitari autentik në eliminimin e bandave në vitet ’50. Ai ka folur për të vërtetat mbi 400 diversantët terroristë që dekoroi Nishani më 20 shkurt të këtij viti. Krimet e përbindshme që ata kanë kryer. Më 20 shkurt, pra tre javë më parë, Mark Dodani 91-vjeçar, atje larg në Francë ku jeton prej vitesh, po ndiqte lajmet e mbrëmjes që vinin nga Tirana. Papritmas, përplas grushtin në tavolinë dhe thërret: “Poshtërsi! S’ka poshtërsi më të madhe!”. Ç’pate? E pyet Hatemja, e shoqja. “Po shiko moj se çfarë bëhet në Tiranë. Presidenti Nishani ka dekoruar me dekoratën e Skënderbeut 400 diversantët terroristë që u hodhën në Shqipëri në vitet ’50. Po a ka turp më të madh? Ata ishin terroristë, ishin armiq që përfunduan në koshin e plehrave të historisë siç e meritonin… Ky vete dhe i dekoron… Turp e faqja e zezë! ( Dita, 12, 5, 2017)

Bujar Nishani, kryetari në skadim i Shqipërisë, do të ngel në kujtesë për përpjekjet e tij me qëllim për t’i rehabilituar forcat fashiste dhe kolaboracionistët madje edhe diversantët që kishin vrarë veprimtarë të regjimit të kohës, në mesin e tyre edhe gra, mësuese madje edhe fëmijë. Ai ka dekoruar 400 diversantët kriminelë si dhe afër 700 veta që kanë qenë në sheshin e Tiranës në kohën e  rrëzimit të  bustit të Enver Hoxhës,  më 20 shkurt të vitit 1991. Dukuria e dekoratomanisë, është mjaft e shprehur te udhëheqësit shqiptarë dhe nuk ka ndodhur vetëm njëherë që i njëjti kryetar shteti ka dekoruar viktimën dhe xhelatin, sikur kishte bërë edhe Sali Berisha në kohën e tij.

Dekorata të tilla,  pa asnjë meritë dhe kundër interesi kombëtar të shqiptarëve janë ndarë edhe në Kosovë pas çlirimit nga robëria serbe dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Është e palejueshme që të vihet në lojë emri i Skënderbeut dhe me emrin e  kryeheroit të kombit të dekorohen vrasësit e shqiptarëve, banditët e shitur  tek shërbimet e huaja, kriminelët që kanë vrarë gra e fëmijë, madje edhe ata që kanë punuar në UDB-në famëkeqe, e cila ka likuiduar mijëra atdhetarë shqiptarë.

Këto vendime për dekorata në emër të Shtetit bëhen për të fituar poenë politikë dhe elektorat për zgjedhje, por në esencë këto janë akte të shëmtuara që atakojnë drejtpërdrejt kombin dhe interesin kombëtar të shqiptarëve, pajtimin e tyre.

Bujar Nishani do të ngelë në kujtesë si kryetari që gjatë tërë mandatit ka shpërndarë dekorata, familjeve të  kundërshtarëve të tij politikë (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …