Si rezultat i punës së mirë, buxheti komunal në total për vitin 2018 realizohet në shkallën prej 92.76%, përkatësisht 99.76% nga Granti Qeveritar

Komiteti për Politikë e Financa në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën si pika të rëndësishme kanë qenë propozim-vendimi i kryetarit të komunës së Skenderajt Bekim Jashari, për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Skenderajt, si dhe raporti përfundimtar i realizimit të buxhetit për vitin 2018. Në bazë të raportit të paraqitur nga drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Mehmet Berisha, buxheti përfundimtar komunal i vitit 2018, ka pas një rritje krahasuar me atë fillestar prej 1,161,672 euro, apo shprehur në përqindje 9.02% më shumë, si rezultat i rritjes së të hyrave vetanake komunale për 80.38% mbi planin vjetor, përkatësisht 12.72% më shumë se në vitin 2017 (të hyrat vetanake të planifikuara 933,955 euro, ndërsa të hyrat vetanake të realizuara janë 1,684,661.73 euro). Buxheti fillestar ka qenë 12,889,268 euro, kurse buxheti përfundimtar është 14,050,940.08 euro, ndërsa realizimi i përgjithshëm është 13,033,450.62, ku si rezultat i qeverisjes së mirë dhe menaxhimit të suksesshëm, realizimi i buxhetit për vitin 2018 është në përqindje shumë të lartë, në shkallën prej 92.76% si total dhe nga Grandi Qeveritar është në shkallën prej 99.76%. Kjo shkallë aq e lartë e realizimit të buxhetit komunal është rezultat i një angazhimi maksimal i menaxhmentit të komunës së Skenderajt në krye me kryetarin e Komunës, Bekim Jashari, stafit të tij dhe akterëve tjerë komunalë. Kjo dëshmohet me faktin se gjatë vitit 2018 janë kryer aktivitetet e planifikuara sipas programit të kryetarit të Komunës dhe buxhetit të planifikuar për vitin 2018, është arritur të paguhet borxhi i bartur nga viti 2017 prej 1,174,280 euro, të paguhen 406,024 euro vendime gjyqësore dhe me përmbarues privat, dhe në të njëjtën periudhë janë kryer aktivitetet në komunë, duke mbuluar shpenzimet operative dhe kapitalet, si dhe në fund të bartën 815 mijë euro, prej të cilave 484,706.73 euro të hyra në periudhën nëntor-dhjetor 2018, dhe 330,806.62 euro mjete të bartura të të hyrave vetanake nga viti 2018, të distunuara për shpenzim në vitin 2019. Ndryshe, Komiteti për Politikë e Financa, përveç këtyre pikave, ka rekomanduar për miratim në Kuvend edhe propozim-vendimin për realizimin e projekteve sportive; ndërtimi i sallës sportive në Likoc; ndërtimi i fushës sportive në Polac; ndërtimi i sallës sportive në Rezallë; ndërtimi i tribunave në stadiumin e qytetit, si dhe propozim-vendimin për dhënien e granteve nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …