Rruga magjistrale Ferizaj- Prishtinë, rrugë në kompetencë të Qeverisë e mbetur për vite pa asnjë investim, aspak dinjitoze si hyrje e kryeqytetit ekonomik të Kosovës – Ferizajt e padrejtësi e madhe kundrejt kontributit që jep Ferizaj për arkën e shtetit.
Ky projekt filloi më 21 Janar 2021 u ndërpre për tu riprojektuar e rishpallur dhe pas 4 viteve, më në fund po merr drejtimin drejt realizimit, si rrjedhojë e kredimarrjes prej 16,4 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Me gjithë dëmet e pakompensueshme për qytetarët e bizneset që solli mosinvestimi për vite në përfundimin e këtij projekti, ky investim është i mirëpritur e tejet i nevojshëm për qytetarët dhe ekonominë e Ferizajt.
Urojmë të jetësohet sipas planit dinamik kjo vepër infrastrukturore!
Falënderim BERZH-it dhe MMPHI-së për mbështetjen e këtij projekti, ka shkruar në postimin e tij në facebook, Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.