Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike ka njoftuar se si pasojë e erërave të fuqishme që kanë mbretëruar në vendin tonë, kryesisht në orët e pasdites, janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anekënd Kosovës. Për pasojë, siç bën të ditur kjo kompani, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike. Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve është shënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …