Si shkak i zjarreve masive 17 australianë kanë vdekur, 18 të tjerë janë të zhdukur, 1.400 shtëpi janë djegur

Si shkak i zjarreve masive 17 australianë kanë vdekur, 18 të tjerë janë të zhdukur, 1.400 shtëpi janë djegur

Një operacion shpëtimi masiv ka filluar në Australi, pasi mijëra banorë janë mbetur të bllokuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin. Qytetet kanë filluar të kenë mungesë të karburantit dhe ujit, dyqanet po shesin furnizimet themelore. Siç bënë të ditur “Daily Mail”, në Australi pritet të ketë më shumë viktima, pasi zjarret që ndizen në të gjithë Australinë Jugore thuhet se do përkeqësohen deri të shtunën. Helikopterët do të ndihmojnë në evakuimin e 4,000 njerëzve të bllokuar në Mallacoota, në Victoria Gippsland të Victoria dhe në Bregun e Uellsit të Ri Jugor. Linjat e telekomunikacionit dhe internetit kanë rënë në disa qytete të izoluara dhe komuniteteve u është thënë të ziejnë ujë, pasi që ky i fundit mund të mos jetë i sigurt për t’u pirë. Që nga fillimi i sezonit të zjarrit, 17 australianë janë vrarë dhe 18 të tjerë kanë zhdukur. Më shumë se 1.400 shtëpi janë shkatërruar në të gjithë vendin, derisa 5 milionë hektarë tokë janë djegur. Ekologët e Universitetit të Sidneit vlerësojnë se gati 500 milionë kafshë kanë ngordhur nga zjarret që nga shtatori. Ky numër përfshin 8,000 koala si dhe gjitarë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …