Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se Kosova s’ka nevojë për ideologë të urrejtjes dhe përçarjes, duke iu kundërpërgjigjur kështu Elvis Hoxhës së Lëvizjes Vetëvendosje i cili sulmoi Rrahman Jasharajn shkak i organizimit të grevës në arsim. “Kosova nuk ka nevojë për ideologë të urrejtjes, dhe përçarjes, por të ideve progresive, debatit konstruktiv e dialogut shoqëror për tejkalimin e krizave”, ka shkruar ajo. Halimi thotë se një qasje e tillë e zyrtarëve të lartë të LVV-së është e papranueshme dhe diskriminuese përballë gjithë atyre që s’pajtohen me “sundimin absolut. E papranueshme qasja diskriminuese dhe stigmatizuese e zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet karshi të gjithë atyre që nuk pajtohen me diktatin dhe vullnetin e saj për sundim absolut”, ka shkruar tutje ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …