Sibel Halimi

Sibel Halimi: Rasti i mbrëmshëm në Prishtinë na shpërfaq sistemin e brishtë të institucioneve të sigurisë

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas vrasjes që ka ngjarjes që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar. Ajo në reagimin e saj ka thënë se personat të cilat janë të përndjekur nga drejtësia vazhdojnë të bredhin të lirë qyteteve tona. “Gangsterizmi po shndërrohet në mënyrë jetese për shumë të rinj në Kosovë dhe në mënyrë indirekte është duke u përbrendësuar në shoqërinë tonë. Ky botëkuptim dhe sjellje promovohet kudo, por vështirë t`i vihet përball një model tjetër identitar, ai i qytetarit të edukuar mirë, që e shquajnë vlerat humane dhe solidarësia qytetare. Prandaj, funksionimi efikas i mekanizmave të rendit dhe ligjit është pa alternativë”. Rasti i mbrëmshëm na shpërfaq sistemin e brishtë të institucioneve të sigurisë. Personat të cilat janë të përndjekur nga drejtësia vazhdojnë të bredhin të lirë qyteteve tona dhe natyrisht epilogu është një tragjedi e tillë, kur grupe të rinjsh përplasen si në një shesh beteje.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …